Konjufca: Regjistrimin e Listës Serbe në KQZ e pamundësoi vota e dy përfaqësuesve tanë - Bota Sot
Konjufca: Regjistrimin e Listës Serbe në KQZ e pamundësoi vota e dy përfaqësuesve tanë

Aktuale

Konjufca: Regjistrimin e Listës Serbe në KQZ e pamundësoi vota e dy përfaqësuesve tanë

Nga: A.SH Më: 24 prill 2019 Në ora: 19:28
Glauk Konjufca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca thotë se, paskan reaguar i madh e i vogël në qeverinë e Serbisë, për mosregjistrimin e Listës Serbe nga KQZ-ja. Regjistrimin e LS e pamundësoi vota abstenuese e dy përfaqësuesve tanë në KQZ.

Ai përmes facebook iu bënë me dije se, për të qenë pjesë e politikës institucionale në Kosovë Lista Serbe duhet t'i ndryshojë rrënjësisht qëndrimet e saj kundër Republikës së Kosovës dhe kombit shqiptar. Përfaqësuesit e tyre duhet të mësohen me faktin objektiv që Kosova është shtet i pavarur dhe që ata të cilët jetojnë në të duhet ta avansojnë këtë shtetësi, e jo ta rrënojnë atë.

Postimi i plotë:

Paskan reaguar i madh e i vogël në qeverinë e Serbisë, për mosregjistrimin e Listës Serbe nga KQZ-ja. Regjistrimin e LS e pamundësoi vota abstenuese e dy përfaqësuesve tanë në KQZ.

Për të qenë pjesë e politikës institucionale në Kosovë Lista Serbe duhet t'i ndryshojë rrënjësisht qëndrimet e saj kundër Republikës së Kosovës dhe kombit shqiptar. Përfaqësuesit e tyre duhet të mësohen me faktin objektiv që Kosova është shtet i pavarur dhe që ata të cilët jetojnë në të duhet ta avansojnë këtë shtetësi, e jo ta rrënojnë atë. Ata dhe shefat e tyre në Beograd që e mohojnë gjenocidin në Kosovë dhe vazhdojnë ta kolonizojnë Kosovën me projekte si 'Kodra e Diellit' në pjesën e veriut te Mitrovicës - janë të vetmit që e meritojnë mbiemrin 'fashist' e 'shovinist'.

Populli i Kosovës dëshiron paqe, zhvillim dhe fqinjësi të mirë me të gjithë. Por pushtetarët serbë në Beograd dhe krijesat e tyre në Kosovë nuk e ndajnë të njëjtin vizion. Ata madje shajnë dhe kërcënojnë politikanët serbë të Kosovës që e njohin Kosovën. Përpjekja e tyre është që të hegjemonizojnë çdo serb të Kosovës, dhe kushdo që nuk pajtohet me linjën e Vuçiqit, e denoncojnë si tradhtar. Prandaj trysnia duhet të shkojë mbi qeveritarët serbë e jo mbi shtetin dhe popullin tonë i cili nuk do gjë tjetër përpos që të jetojë në paqe me të tjerët, rehat me veten, dhe ku sundon drejtësia e i hapet rrugë zhvillimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...