Hoti: Shpresoj të mos kërkohet largimi i Kosnett siç ndodhi me ambasadorin zviceran - Bota Sot
Hoti: Shpresoj të mos kërkohet largimi i Kosnett siç ndodhi me ambasadorin zviceran

Aktuale

Hoti: Shpresoj të mos kërkohet largimi i Kosnett siç ndodhi me ambasadorin zviceran

Më: 25 prill 2019 Në ora: 12:38
Abdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka mirëpritur deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë Philip Kosnett, i cili u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të ngritin zërin ndaj punësimeve mbi baza partiake dhe ndaj zyrtarëve që pasurohen në kurriz të buxhetit të shtetit.

Hoti thotë se shpreson që zyrtarët qeveritarë të mos e kërkojnë largimin e ambasadorit Kosnett nga Kosova, siç ndodhi me ambasadorin zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet i cili pati kritikuar qeverinë për veteranët e rrejshëm.

Reagimi i Hotit

Pershendes deklarimin e qarte te Ambasadorit Amerikan ne Prishtine per punesimet ne institucione mbi baza familjare, nepotiste dhe partiake.

Shpresoj se tash ndonje nga dhjetra ministrat apo zevendesministrat nuk do te kerkoje "largimin" e tij, sic kerkuan per Ambasadorit Zviceran.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...