Deputeti i PSD-së Frashër Krasniqi ka ironizuar me protestën e LVV, duke thënë se qytetarët nuk harrojnë.
Ai përmes facebook ka shkruar se, kur protestat që i organizon vet i quan karnevale, dhe i fyen pjesëmarrësit në protesta në një mënyrë aq të ulët, atëherë lëre më që të dështojnë protestat, por nuk arrin dot të organizosh as karneval
Postimi i plotë:
AmeLika, kaLnevali, lepuLi ?
Qytetarët mund të mashtrohen njëherë, por ata nuk harrojnë. Kur protestat që i organizon vet i quan karnevale, dhe i fyen pjesëmarrësit në protesta në një mënyrë aq të ulët, atëherë lëre më që të dështojnë protestat, por nuk arrin dot të organizosh as karneval. I tillë ishte tubimi i sotëm i militantëve të Sektit të cilëve nuk iu bashkua as edhe një qytetar apartiak.
Por mbase profeti do ta gjenë ngushëllimin tek miku i tij i ri Buzhala ?