Kelmendi për Kurtin: Deklarata e juaj është deklaratë jo e mirë dhe shumë e rëndë për musliman

Aktuale

Kelmendi për Kurtin: Deklarata e juaj është deklaratë jo e mirë dhe shumë e rëndë për musliman

Nga: Z.B Më: 26 prill 2019 Në ora: 23:02
Gëzim Kelmendi

Kryetari partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar pa deklaratës së kryetarit të VV-së, Albin Kurti, ku ka thënë se, “Islami ka ndryshuar në tërë botën, ai ka ndryshuar edhe tek ne”, përcjell “Bota sot”.

Kelmendi përmes një statusi në Facebook ju ka drejtuar Kurtit duke i thënë se, Islami nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshoj kurrë.
 

Madje ai ka shkruar se, deklarata e juaj e dhënë mbrëmë ku ishit mysafir, është deklaratë jo e mirë dhe shumë e rëndë për besimtarët musliman.

Postimi i plotë:

I nderuar Kryetar i VV-së Albin Kurti, Islami nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshoj kurrë.

I nderuar Kryetar i VV-së Albin Kurti, deklarata e juaj e dhënë mbrëmë ku ishit mysafir në T7 me nikoqir Berat Buzhalën dhe Leonard Kërçukun është deklaratë jo e mirë dhe shumë e rëndë për besimtarët musliman.
Në pyetjen e Berat Buzhalës lidhur me ekstremizmin dhe atyre që janë kthyer nga Siria, ju Albin Kurti në mes tjerash deklaruat: "Islami në botë ka ndryshuar dhe në vendin tonë nuk është identik".

I nderuar Kryetar i VV-së Albin Kurti, kjo deklaratë e juaja për Islamin buron ose nga injoranca ( padituria) që keni për Islamin ose nga bindjet e juaja ateiste.
Si do që të jet, qoftë nga injoranca apo nga ateizmi i juaj, ju gaboni kur thuani se Islami ka ndryshuar dhe nuk është identik në vendin tonë.

I nderuar Kryetar i VV-së Albin Kurti, Islami kurrë nuk ka ndryshuar dhe kurrë nuk do të ndryshoj.
Islami është identik si në Kosovë, Turqi, Arabi, SHBA, Gjermani, dhe kudo në botë.
Islami nuk është as ideologji dhe as parti politike.
Islami është Fe hyjnore e shpallur nga ZOTI i Madhëruar.
Islami është Fe e përkryer e cila thërret në paqe dhe harmoni në mbarë botën.

Përgjegjësia e ekstremizmit bie mbi individin.
Ekstremizmi dhe terrorizmi nuk njohin fe, komb dhe racë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat