Thaçi: Të pagjeturit janë plaga më e rëndë e shoqërisë sonë

Aktuale

Thaçi: Të pagjeturit janë plaga më e rëndë e shoqërisë sonë

Më: 27 prill 2019 Në ora: 10:51
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, vendosi të bënte homazhe pranë Obeliskut të të Pagjeturve në kryeqytet, para se të merrte rrugë për në Mejë ku do të mbahet akademi për masakrën e Mejës dhe të pagjeturit e tjerë.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit deklaron “të pagjeturit janë plaga më e rëndë e shoqërisë sonë”.

“Jo vetëm më 27 prill, por përherë jetojmë me mungesën e tyre dhe me dhimbjen për ta!”, shkroi Thaçi.

Gjatë homazheve mëngjesin e sotëm, ai ishte i shoqëruar edhe nga kryeministri Haradinaj dhe përfaqësues të shoqatave dhe familjarëve të të pagjeturve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat