Kërkohet dorëheqja e presidentit: Partitë politike të ndërpresin çdo lloj bashkëpunimi me të

Aktuale

Kërkohet dorëheqja e presidentit: Partitë politike të ndërpresin çdo lloj bashkëpunimi me të

Nga: Bota sot Më: 27 prill 2019 Në ora: 22:34
Hashim Thaçi

Opinionisti Gjevat Berisha, përmes një shkrimi të dërguar në gazetën “Bota sot”, u ka kërkuar partive politike në Kosovë, që të ndërpresin çdo lloj bashkëpunimin me presidentin Hashim Thaçi.

Ai teksa ka komentuar raportimin e djeshëm të Thaçit para Komisionit Parlamentar për hetimin e dëbimit të shtetasve turq, ka thënë se presidenti ka fyer deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, sjellja e Thaçit, ishte skenar i menduar nga PDK-ja, derisa ka hedhur dyshime edhe për shëndetin e tij mendor.

Berisha ka kërkuar nga presidenti që të lirojë postin e tij, për shkak të shkeljeve ligjore.

Image
Gjevat Berisha

Reagimi i plotë i Gjevat Berishës:

Kërkesë për partitë politike të Kosovës

Pas sjelljeve të turpshme të Hashim Thaçit para komisionit të Kuvendit, i cili fatkeqësisht është President i Kosovës, ku fyente deputetët e zgjedhur nga populli duke e akuzuar Anton Qunin si mercenar duke i vu emra partizanësh, të cilët më së shumti e kanë djegë Drenicën, dhe akuza tjera ku i drejtohej deputetit Kurtishi, se ka lidhje intime me një ekspert, lë për ta konstatuar se kjo mënyrë e komunikimit dhe sjelljes së Presidentit i heqë rolin kushtetues të “unitetit të popullit”.

Edhe pse e gjithë kjo sjellje ishte një skenar i menduar mirë nga PDK’ja që rolin e avokatit të prsidentit ta luaj „pihuni“ i tij Hajdar Beqa, niveli i performancës së shprehjes intelektuale të Presidentit, do të ishte më pak i rëndësishëm, sikur ai gjatë paraqitjes së djeshme të mos paraqiste edhe simptoma dridhjeje dhe djersitje që shihet se sëmundjet virale të ngadalta kanë depërtu në sistemin nervor që lënë për të dyshuar në shëndetin e tij.

Për ta ndihëmuar Kosovën, dhe vet presidentin i cili është në gjendje të mjerueshme psiqike, e që nuk e dinë edhe kurë bënë shkeljen e të drejtave të njeriut që janë të sanksionuara me ligjet nderkombtare, duhet ta ndihmojmë që t’lirohet nga ky post i rëndësishëm.

Për Kosovën do të ishte shërbimi ma i mirë nga të gjitha partitë pozitë/opozitë, që të ndërprejnë cdo bashkpunim me Hashim Thaçin, i cili do të detyrohej të del nga ambientet e presidencës një herë e pergjithmonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat