Bashkë me Hashim Thaçin e Ramush Haradinajn, në aeroplanin e Pacollit ishte edhe Edi Rama: Vetëm i përshëndeti dhe ia ‘futi’ gjumë

Aktuale

Bashkë me Hashim Thaçin e Ramush Haradinajn, në aeroplanin e Pacollit ishte edhe Edi Rama: Vetëm i përshëndeti dhe ia ‘futi’ gjumë

Më: 28 prill 2019 Në ora: 22:10
Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli

Drejt Samitit të Berlinit, pos liderëve e Kosovës, me aeroplanin e ministrit të jashtëm Behgjet Pacolli, ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Burimet e medias bëjnë kanë mesuar, merrë vesh detaje interesante nga ky udhëtim.

“Pos Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt, me aeroplanin e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama”, thonë këto burime.

Sipas këtyre burimeve, kryeministri shqiptar, Edi Rama vetëm i ka përshëndetur liderët e Kosovës dhe ia ka “futur gjumë”.

“Atmosfera ndërmjet Thaçit e Haradinajt ka qenë e mirë gjatë këtij udhëtimi, ndonëse liderët e vendit kanë qëndrime të kundërta për çështjen e dialogut me Serbinë, gjegjësisht për idenë e shkëmbimit të territoreve”, thonë këto burime.

Ndryshe, edhe presidenti Thaçi, edhe kryeministri Haradinaj kanë njoftuar për mbërritjen e tyre në Berlin.

“Sapo arritëm në Berlin për samitin e nesërm me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ecja përpara drejt integrimeve evropiane është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe tërë rajonin tonë! HTH”, ka shkruar në Facebook, presidenti Thaçi.

Ndërkaq, kryeministri Haradinaj ka folur për pritjet që ka nga Samiti i Berlinit.

“Me ftesë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, sapo arrita në Berlin, për të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Liderëve të Ballkanit Perëndimor. Ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasim hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro – atlantike.

Kosova në vazhdimësi ka luajtur rol konstruktiv dhe të përgjegjshëm karshi detyrimeve të saja për fqinjësi të mirë dhe në përputhje me vlerat evropiane.

Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar për dialog, paqe dhe stabilitet në rajon e më gjerë, gjithmonë duke respektuar vetëveten dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, duke ruajtur integritetin territorial dhe partneritetin me aleatët e përhershëm të saj!
RH”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat