Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se gjatë vizitës së tij në Washington është takuar me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Z. Matheë Palmer, përcjell “Bota sot”.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në takim diskutuam mbi reformat në nivelin lokal, sfidat në nivelin qëndror dhe qëndrimet e PSD për temat e rëndësishme në vendin tonë.
Postimi i plotë:
Gjatë vizitës në Ëashington pata kënaqësinë që në Departamentin e Shtett ta takoj Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Z. Matheë Palmer, dhe në Shtëpinë e Bardhë, Drejtorin për Evropë dhe Rusi në Këshillin Kombëtar të Sigurisë z. John Erath.
Në takim diskutuam mbi reformat në nivelin lokal, sfidat në nivelin qëndror dhe qëndrimet e PSD për temat e rëndësishme në vendin tonë. Marrëdhëniet me ShBA janë të rëndësisë së veçantë dhe koordinimi duhet të jetë prioritet i politikës sonë të jashtme.