Ironia nuk fal, i vendos Vuçiqin e Brnabiqin afër flamurit që urrejnë

Aktuale

Ironia nuk fal, i vendos Vuçiqin e Brnabiqin afër flamurit që urrejnë

Më: 29 prill 2019 Në ora: 22:51
Pamje nga samiti

Organizatorët e Samitit të Berlinit, janë treguar tejet të kujdesshëm pasi kanë treguar respekt të njëjtë, duke i trajtuar si shtete të barabarta.

Edhe pse Serbia vazhdon ta ketë të vështirë njohjen e shtetit tonë, liderët e saj Ana Bernabiq dhe Aleksander Vuçiq sot kanë pozuar afër flamurit të Kosovës.

Janë imazhet e shkrepura gjatë këtij takimi që tregojnë këtë gjë.

Kujtojmë se Samiti i Berlinit i cili mblodhi liderët e Ballkanit në takim me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Macron, i ka mbyllur punimet.

Përfundimi i darkës së përbashkët, që ishte aktivitetit i fundit i paraparë për sot u shënua me një fotografi të përbashkët.

Para darkës liderët e Ballkanit, ku Kosova u përfaqësua nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, zhvilluan takim me dyer të mbyllura me Macron dhe Merkel.

Temë kryesore e samitit ishte dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, rinisjen e të cilit po e kërkojnë Merkel dhe Macron por jo edhe çfarëdo marrëveshje.

Tani pritet që udhëheqësit e vendeve të Ballkanit të japin deklarata lidhur me diskutimet në këtë samit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat