Rexhep Selimi: Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj le ta mbyllin dyqanin, si duhen më Hashim Thaçit

Aktuale

Rexhep Selimi: Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj le ta mbyllin dyqanin, si duhen më Hashim Thaçit

Më: 30 prill 2019 Në ora: 15:39
Ekipi negociator

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një bisedë me Gazetën Blic, ka thënë se “Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti”, duhet ta mbyll dyqanin e tyre”, për shkak që siç ka thënë ai “ata e gjetën vetën jashtë agjendës të Thaçit e Haradinajt”.

Selimi shton se Limaj dhe Ahmeti, pas Samitit të Berlinit, nuk i duhen më presidentit Hashim Thaçi.

“Ekipi negociator Limaj-Ahmeti do të duhej tani ta “mbyllnin dyqanin” e tyre pasi tashmë e gjetën vetën jashtë agjendës të Thaçit e Haradinajt. I vetmi veprim i tyre konkret do të jetë zhbërja, qoftë edhe e heshtur, e rolit të këtij ekipi, tashme jo funksional. Kaq ju kanë dashur Thaçit ekipi negociator. Nuk i duhen më!”, ka thënë Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat