Zeka: Sulmet e Haradinajt ndaj Thaçit dhe Ramës për konsum të brendshëm, ai s’do të duhej të ishte fare në Berlin

Aktuale

Zeka: Sulmet e Haradinajt ndaj Thaçit dhe Ramës për konsum të brendshëm, ai s’do të duhej të ishte fare në Berlin

Më: 30 prill 2019 Në ora: 21:11
Milaim Zeka

Dje u zhvillua Samiti i Berlinit, me pjesëmarrëse vendet e Ballkanit Perëndimor. Hov të madh iu dha çështjes së Kosovës dhe Serbisë. Berlini e Parisi ia kërkoi Haradinajt heqjen e taksës. Në takimet informale, presion për këtë gjë i bënë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti Hashim Thaçi. Lidhur me zhvillimet atje, media ka marrë një deklaratë nga deputeti  i Nismës, Milaim Zeka. Sipas tij, Haradinaj nuk është dashur të shkojë fare në samitin e Berlinit. Sulmet e Haradinajt ndaj Thaçit e Ramës i quan për konsum të brendshëm të tij politik.

Kryeministri Haradinaj një ditë nga Samiti i Berlinit deklaroi se  ka dalë keq në dialog, sepse u la në baltë nga Hashim Thaçi, president i vendit. Më tej, Haradinaj tha se e lanë vetë, e që Edi Rama i bënte më shumë presion se të gjithë udhëheqësit e tjerë botëror për ta hequr taksën ndaj mallrave të Serbisë.

Milaim Zeka, deputet i Nismës Socialdemokrate mendon se Haradinaj nuk duhet të shkojë në asnjë takim ku ndihem inferior dhe ‘shkelet’ nga Presidenti.

‘’Është vetëm për konsumin e brendshëm, kryeministri i Kosoves nuk duhet të jetë prezent në asnjë takim ndërkombëtar ku e ndjen veten inferior, ku e ndjen veten të shkelur nga presidenti   i vendit të tij Hashim Thaci, i cili është arkitekt dhe krijues i qeverise aktuale të Kosovës. Kryemnistrin aktual të Kosovës e ka ba Hashim Thaci dhe Rrahim Pacolli, dmth me ndihmën e AKR’së dhe të Hashim Thacit është kriju Qeveria aktuale e Republikes se Kosovës,. Vetë fakti se AKR’ja me gjysmë deputeti i ka 4 ministri ndërsa Ramush Haradinaj si kryeministër ka vetëm një ministri flet qe kjo qeveri eshte qeveri e dhunshme. Unë personalisht e përkrahi në qëndrimet e tij kryemimistrin, por jo në pozicionin të cilin ai e ka marrë dhe jo qëndrimin që ai e ka marrë sepse nuk mundesh me shku në një samit ku të fton superfuqia e Bashkimit Evropian që është Gjermania, jo vetëm që është superfuqi e Evropës por pas SHBA’së është shteti më i fuqishëm perëndimor dhe të njejtën kohë ke tendeca për të kundërshtuar cfaredo qëndrimi që e ka në rastin konkret Kancelarja Merkel ose Macron te cilët në mënyrë absolute e kanë thirrë në kordinim me SHBA’në dhe me Britanine e Madhe. Prandaj mbi bazën e kësaj, unë mendoj që kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk do të duhej të ishte në Berlin’’, ka thënë Zeka.

Tutje ai thekson se  presidenti Thaçi dhe kryeministri Rama janë ‘ura’ për transmetimin e presionit për heqjen e taksës. Madje Zeka thotë se hipokrizinë më të madhe po e shpreh Kadri Veseli dhe PDK që nuk po e prish Qeverinë Haradinaj.

‘’Hashim Thaci dhe Edi Rama përdoren nga vendet e BE’së dhe nga SHBA vetëm si ura për transmetimin e presionit për heqjen e taksës tek Qeveria e Kosovës.po e përfundoj në pytjen e juaj me një thënie; Hipokrizinë më të madhe është duke e treguar PDK në krye me Kadri Veselin. Po të ishte burrë Kadri Veseli do ta prishte automatikisht koalicionin sepse ai së bashku me Hashim Thacin të gjitha takimet e tyre ndërkombëtare thojnë që Ramush Haradinaj nuk po e hjek taksën, ne jemi për heqjen e taksës atëherë urdhno prishe koalicionin’’, ka thënë Zeka.

Një thirrje për rrëzim të Qeverisë ia bën edhe presidentit Hashim Thaçi.

‘’Në anën tjeter,  unë i boj thirrje publike Hashim Thacit në qoftë se ai ka minimumin e burrnisë politike s’bashku me Kadri Veselin le ta prishin Qeverinë aktuale  sepse ky koalicion nuk mund të vazhdojë në këtë mënyrë. Në qoftë se kryeministri i vendit tënd e akuzon presidentin e vendit të vet që i ka ba presion së bashku me kryeministrin e Shqipërisë,  Edi Rama për heqjen e taksës atëherë Ramush Haradinaj vet duhet të kërkoj për me shku na në zgjedhje të parakohshme përndryshe s’ka logjik,  s’ka moral, s’ka etikë,  s’ka dinjitet në këtë vend me vazhdu një qeveri që dhunshëm me nejtë në krye të këtij vendi’’, thotë Zeka.

Për taksën, Milaim Zeka mendon se Serbisë po  i konvenon krejt kjo situatë, ani pse në deklarata publike po e kërkojnë heqjen e saj.

‘’Cdo njeri e di normal që presioni nr 1 për heqjen e taksës vjen nga shtete perëndimore nga të gjitha shtetet e BE’së dhe nga SHBA.  Unë personalisht si Milaim Zeka dhe si deputeti i parlamentit të RKS kam qenë dhe jam për heqjen e taksës sepse taksa vetem po i  krjon alibi formale Serbisë për mos vazhdimin e dialogut, Serbia është vend i cili de facto më së shumti është duke e përshëndet mos heqjen e taksës. Zyrtarisht Serbia po e kundërshton vendimin e taksës dmth qe ju ka vendos taksa, por praktikisht Serbisë është duke i shkuar në favor mos heqja e taksës sepse ata po e gjejn si alibi për mos vazhdimin e dialogut. Vazhdimi i dialogut me Serbinë, vetëm Kosovës i konvenon.
Serbisë nuk i konvenon sepse Serbia është shtet i pranuar në të gjitha organizatat ndërkombëtare është shtet i pranuar në organizatën e Kombëve të Bashkuara, Serbia i ka fort fort punët në qetele, Serbia kurrë nuk ka qenë ma e përkëdhelur  ma e dashuruar se sa tani nga ana e perëndimit dhe nga ana e lindjes , prandaj kujt i konvenon rasti konkret heqja e taksës e cila nuk ka pasë asnjë efekt pozitiv në aspektin ekonomik por ka pas vetëm efekt politik, propagandistik që ne ja kemi arritë këtij qëllimi, ndërsa është bërë rritja marramendës e cmimeve  bukes gjitha produkteve brenda RKS. Kështu që mbi bazën e kësaj,  taksa sot për sot i konvenon vetëm Serbisë, prandaj të githa vendet mike të Kosovës në këtë rast BE’së SHBA’së kanë ba presion për heqjen e taksës’’, përfundoi Zeka.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot pas kthimit nga Berlini thase taksa mbetet, ndërsa kërkon dialog pa kushte.

Tutje ai u shpreh se Kosova u paraqit mirë në Berlin, ndërsa pret rezultate konkrete në takimin e Parisit, në 1 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat