Profesori i njohur i drejtohet Thaçit: Nuk ke fytyrë t’i dalësh përball popullit

Aktuale

Profesori i njohur i drejtohet Thaçit: Nuk ke fytyrë t’i dalësh përball popullit

Nga: N.H Më: 1 maj 2019 Në ora: 07:40
Hashim Thaçi

Opinionisti Prof. Dr. Binak Maxharraj përmes një shkrimi autorial ka komentuar injorimin që ju bë kreut të shtetit të Kosovës në Berlin, lidhur me idenë për korrigjim të kufijve.

Ai thotë se Thaçin në Berlin të gjithë e rrahën me shuplaka fytyrës, si dhe ia morën fytyrën, përcjell “Bota sot”.

“Të gjitha ato se çka bërë fshehtas me Vuçiqin, Ramën dhe Boltonin në dëm të Kosovës për t’ia ndërruar gjeografin sot tu përdhosen për toke në Samitin e Berlinit. Nuk të ka mbet më asgjë, pos të ikësh, nuk ke ma as fytyrë e as faqe t’i dalësh përball popullit, i cili edhe ashtu nuk të ka deshtë”, ka shkruar mes tjerash opinionisti Prof. Dr. Binak Maxharraj.

Ja postimi i tij:

PRESIDENT THAÇI E PATË PUNA JOTË,IK ?!.

President ik,lësho rrugë deri këtu e pate puna jote.Fytyra e jote cinike dhe tinxake mori fund ne Berlin.Askush nuk te bani hesape,ishe njeriu me i yrryer ne Samit.Puneve tua ne Berlin u doli duqi.Cdo njeri qe mundohet ta tradhetoi kombin ne dobi te armikut e peson keq.

Sot ne Berlin te gjithe te rrahen me shuplaka fytyres,ta moren fytyren,anipse ske pas kurr fytyre.E torturove per vite popullin Tend pre hire te Serbise duke i sjell Kosoves vetem te keqija ne dobi te Serbise,u palove karshi Serbis dhe Vuqiqit i cili ta vrau dhe masakroi popullin.

Te gjitha ato se qka bere msheftas me Vuqiqin,Ramen dhe Joe Baltonin ne dame te Kosoves per te ia ndrru gjeografin sot tu perdhosen per toke ne Samitin e Berlinit.Nuk te ka mbete me asgje,pos te ikish,nuk ke ma as fytyre e as faqe ti dalish perball popullit,i cili edhe ashtu nuk te ka deshte.

Ike,shko,lesho rruge se e bane berllog kahdo qe shkove,kjo eshte e vetmja rrugedalje per ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat