A është kjo arsyeja përse Presidenti Thaçi fshihej pas derës në Berlin

Aktuale

A është kjo arsyeja përse Presidenti Thaçi fshihej pas derës në Berlin

Më: 1 maj 2019 Në ora: 12:52
Hashim Thaçi

Fshehja e presidentit Thaçi pas derës në Konsullatën e Kosovën në Berlin, ka ngjallë interesim të madh. Por, një arsye për fshehjen e tij pas derës, e ka dhënë vëllai i dëshmorit, Binak Beqiri.

Ai ka thënë se në pozitë të sikletshme ishte presidenti dhe kryeministri, nga fjalët e tij, vëllain të komandant Drenicës, në Berlin.

Videoja u publikua nga mediat, dhe shihet derisa Thaçi del nga salla ku u mbajt takimi në mes të kryeministrit, presidentit dhe konsullit, Binak Beqiri afrohet dhe iu thotë se është djali i dëshmorit Fazli Beqiri dhe vëllai i komandant Drenicës Avni Beqiri.

Binak Beqiri, thotë se disa herë në organet komunale, shoqatat e dala nga lufta, ka marrë përkrahje morale, por komandanti, vëllai i tij, vazhdon të jetë i varrosur në Maqedoni pa lapidar, e pa asgjë.

A është kjo arsyeja përse Presidenti Thaçi fshihej pas derës në Berlin?

“Pozita e sikletshme e Presidentit dhe Kryeministrin erdhi nga fjalët e drejta burrërore, të vëllait tim, vllaut të Komandant Drenicës në Berlin.

Fjalët ishin këto që dëgjohen shumë qartë nga videokamerat live.

“Nder te tjerat thotë se unë jam nga Aqareva Komuna e Skenderajt jam djali i Dëshmorit Fazli Beqiri dhe Vllau i ish komandant Drenicës Avni Beqirit

Kemi qenë disa herë në organet Komunale, Shoqatat e dala nga lufta çdo herë përkrahje morale kemi marrë ndërsa Komandanti vazhdon të jetë i varrosur në Maqedoni pa lapidar e pa asgjë”, ka shkruar Binak Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat