Rashiti: Evropa e ka kuptuar se pa zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi, nuk ka paqe në Ballkan

Aktuale

Rashiti: Evropa e ka kuptuar se pa zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi, nuk ka paqe në Ballkan

Më: 2 maj 2019 Në ora: 19:48
Naim Rashiti

Naim Rashiti nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan ka thanë se në Evropë është kuptuar mirë se pa u zgjidhur çështja Kosovë – Serbi, nuk do të ketë perspektivë dhe paqe për Ballkanin.

Sipas tij, Samiti i Berlinit ka qenë i kamufluar mbi gjithë paketën rajonale, por si thelb i çështjes ka qenë Kosova-Serbia, për të cilën është bërë presion shumë.

“Gjermania e ka bërë këtë për ta involvuar formalisht Francën që të përfshihet në këtë proces të Ballkanit Perëndimor, pasi që Franca ka kohë që ka qëndruar anash. Kjo ka të bëjë me procesin e integrimit, hapjen e negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë, dhe për Kosovën që është liberalizimi i vizave”, ka deklaruar Rashiti në emisionin “Përballje Ditore”.

Sipas tij, takimi i Parisit është ende i pa konfirmuar në aspekt të agjendës.

‘Nëse aty do të jetë vetëm çështja e Kosovës dhe Serbisë, atëherë ky është lajm i mirë’, vlerëson Rashiti.

“Por suksesi do të varet nga përgatitjet, dhe do të kërkohen përgatitje për parakushtet për një Samit të Parisit, dhe nuk duhet të shkohet në Samit me këto qëndrime të palës kosovare. Këtu ka një gabim institucional, nuk mendoj që liderët do të vazhdojnë të udhëheqin vendin edhe gjatë me këto qëndrime, sepse nëse do të vazhdohet kështu, do të ketë krizë institucionale sikur Shqipëria, që ka vazhdimisht probleme”, ka deklaruar Rashiti.

Sipas tij, liderët duhet të marrin vendime dhe të hapin rrugë që të definohen problemet.

“Nuk ka qëndrim për politikë të jashtme, për dialog, për taksën, është katrahurë e vërtetë e qëndrimeve. Nuk e di sa do të zgjasë kjo, perspektiva është mjaftë e zymtë”, ka thënë ai.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Rashiti ka thënë se kjo mund të ndodh brenda këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat