Flet këshilltari i Kadri Veselit, zbulon nëse kryetari i PDK-së ka shkuar në Hagë

Aktuale

Flet këshilltari i Kadri Veselit, zbulon nëse kryetari i PDK-së ka shkuar në Hagë

Nga: N.H Më: 3 maj 2019 Në ora: 17:48
Kadri Veseli

Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka përgënjeshtruar raportimet e mediave tjera se kryeparlamentari Kadri Veseli ka shkuar për intervistim në Hagë.

Latifi e ka quajtur rrenë speciale.

Image
Blerim Latifi

‘’Një rrenë speciale, për gjykatën speciale, për llogari të luftës speciale! MARRE.’’

Ndërsa, Xhavit Haliti se Veseli ka udhëtuar diku jashtë vendit por nuk është në dijeni se ku.

“Mua më ka thënë që do të shkojë në një konferencë e jo për t’u intervistuar”, tha Haliti.

Haliti nuk dha detaje se në cilin shtet do të shkojë Veseli në konferencë e as në çfarë lloji të konferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat