Kamishi: E di qëllimin e raportimit se Kadri Veseli u intervistua nga Specialja

Aktuale

Kamishi: E di qëllimin e raportimit se Kadri Veseli u intervistua nga Specialja

Më: 4 maj 2019 Në ora: 12:47
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se raportimet se gjoja Kadri Veseli do të intervistohet nga Gjykata Speciale janë tendencioze.

Sipas tij, ky veprim është bërë pasi shefi i PDK-së inicioi formimin e një Tribunali që do të gjykojë krimet që ka kryer shteti i Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Unë mendojë se s’ia vlen me komentu shpifje të nivelit të tillë. Kërkim falja e atyre është çëshjte morale dhe etike”, është shprehur Haxhiu.

Deputeti, i njohur si Kamishi, thotë se është befasuar se si disa në Kosovë shpifën rreth këtij rasti. Mirëpo, Haxhiu nuk befasohet nga qëndrimet e Beogradit karshi kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Pas iniciativës për krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare për krimet serbe në Kosovë dhe momentin që i adresohemi Parlamentit Evropian për nxjerrjen e një rezolute… kukavajtat  vazhduan të shpifin. Unë e di që janë shqetësu kriminelët serbë, por jo edhe në Kosovë”, është shprehur ai për “Indeksonline”.

Ndryshe, në disa mediume dje u raportua se Veseli dje është intervistuar nga Specialja. Ndërsa, ky i fundit hodhi poshtë këto raportime duke thënë se ka udhëtuar për në Lublanë rreth çështjes së doktoraturës së tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat