Sali Berisha: Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Baton Haxhiu tradhtarët e kombit

Aktuale

Sali Berisha: Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Baton Haxhiu tradhtarët e kombit

Nga: N.H Më: 5 maj 2019 Në ora: 20:17
Baton Haxhiu, Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook, ka ndarë një foto nga ku shihen tre persona, dhe një mbishkrim.

Në këtë foto të shpërndarë, shihen të jenë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Edi Rama dhe gazetari Baton Haxhiu.

Berisha përmes llogarisë së tij thotë se këta janë tre tradhtarët e kombit, përcjell “Bota sot”.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në vazhdimësi ka qenë kundër idesë së presidentit Thaçi, dhe njëkohësisht edhe kundër atyre që përkrahën presidentin e Kosovës, Edi Rama dhe Baton Haxhiu. Ai ka thënë se tendenca e Serbisë për të krijuar precedent të shkëmbimit të territoreve është vazhdimësi e idesë për “Serbinë e Madhe” dhe nuk ka të bëjë me të drejta të serbëve të Kosovës.

Gjithashtu ai ka thënë se shqiptaret e komunave te Luginës nuk duhen të përdoren për interesa të Serbisë për tregti territoresh.

Sipas tij, Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë dhe se ajo nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të territorit të saj pasi e kundërta është e vërtetë, u shpreha se të pranosh idenë e ndarjes së Kosovës në një mënyrë apo në një tjetër mbështet idenë dhe përpjekjen e Beogradit për Serbinë e Madhe në kurriz të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat