Në 20-vjetorin e vrasjes së akademik Fehmi Aganit, kryesia e LDK-së ka bërë homazhe pranë varrit të tij në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Shefi e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në 20- vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit, ka thënë se, me konceptet e tij filozofike dhe veprimtarinë politike, ka ndikuar që bota demokratike të kuptojë më mirë gjendjen e represionin dhe terrorit serb në Kosovë.
“Fehmi Agani, me konceptet e tij filozofike dhe veprimtarinë politike, ka ndikuar që bota demokratike të kuptojë më mirë gjendjen e represionin dhe terrorit serb në Kosovë. Ai nuk e kurseu veten nga vështirësitë dhe rreziqet. Ai mbetet sinonim i përkushtimit atdhetar dhe guximit intelektual. Lavdi përherë jetës dhe veprës së tij, ka shkruar Hoti më Facebook.