Shpërthimi që i mori jetën ushtares shqiptare, vjen reagimi zyrtar nga Letonia

Aktuale

Shpërthimi që i mori jetën ushtares shqiptare, vjen reagimi zyrtar nga Letonia

Më: 6 maj 2019 Në ora: 17:25
Zarife Hasanaj

Në Letoni kanë reaguar zyrtarisht për vdekjen tragjike të nëntetares shqiptare Zarife Hasanaj, fillimisht duke ndërprerë trajnimin që NATO kryente në bazën e Adazit, atje dhe ku ndodhi shpërthimi që i mori jetën 32 vjeçares dhe plagosi dy ushtarë të tjerë shqiptarë.

Lidhur me incidentin, komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare në Letoni kalinisns si dhe Sekretari i NATO-s deklaruan se ka nisur tashmë një hetim i plotë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

“Në orën 9.30, tre ushtarë shqiptarë u prekën nga shpërthimi i një mine. Vetëm pas një ore nga shpërthimi ushtarakja shqiptare humbi jetën” ka deklaruar fillimisht Komandati, Leonida Kalinins.

“Kam urdhëruar një inspektim të plotë në bazë për të gjetur mina ende të pashkelura, deri atëherë nuk do të ketë trajnim”, tha komandant Kalnins.

Kalnis ka theksuar më tutje se Letonia është e gashme që të transportojë trupin e 32 vjeçares në atdhe, teksa familjarët e viktimës do të kompesohen sipas ligjit shqiptar në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat