Haradinaj uron Komunitetin Goran: Kosova është shtëpia e të gjithëve

Aktuale

Haradinaj uron Komunitetin Goran: Kosova është shtëpia e të gjithëve

Nga: Z.B Më: 6 maj 2019 Në ora: 17:50
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është një shtet i bashkëjetesës, tolerancës dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta përcjell “Bota sot”.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj ka theksuar në rrjetin social se, “Komunitetit Goran në Kosovë, i urojmë ditën e tyre 6 majin, me besimin dhe zotimin se institucionet e vendit do të trajtojnë dhe respektojnë me kujdesin maksimal”.

Postimi i plotë:

Në gjithë rrugëtimin si shtet, Kosova ka qenë shembull i bashkëjetesës, tolerancës dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta. Komunitetit Goran në Kosovë, i urojmë ditën e tyre 6 majin, me besimin dhe zotimin se institucionet e vendit do të trajtojnë dhe respektojnë me kujdesin maksimal, të drejtat e këtij komuniteti dhe të gjitha komuniteteve që jetojnë në vend. Sepse Kosova është shtëpia e të gjithëve!RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat