Kjo është lista e plotë me emrat e të kthyerve nga Siria

Aktuale

Kjo është lista e plotë me emrat e të kthyerve nga Siria

Më: 6 maj 2019 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

110 kosovarë janë kthyer afër dy javë më parë nga Siria në Kosovë, ku kishin qenë të përfshirë në konfliktet civile në Siri dhe Irak. Insajderi ka arritur të sigurojë listën e personave që janë kthyer, ku shumica e të kthyer janë gra dhe fëmijë.

Në mesin e të kthyerve janë edhe katër burra të cilët janë duke u përballur me drejtësinë vendore, për shkak se dyshohet se kishin marrë pjesë në luftërat e huaja në Siri dhe Irak.

Agon Misini, Arijan Kryeziu (Krujezi), Rexhë Tafaj dhe Visar Qukovci ishin arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ishin kthyer në Kosovë. Ndaj tyre ishte caktuar fillimisht masa e paraburgimit prej 48 orëve, ndërsa të miturit Rexhë Tafaj, i ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Një ditë pasi kosovarët u kthyen nga Siria, ministri i Drejtësisë Ableard Tahiri dhe drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj kishin dhënë detaje për aksionin që kishte mundësuar kthimin e kosovarëve.

Qalaj kisht thënë se nga 110 kosovarët e kthyer, 32 janë gra, 74 fëmijë, 4 luftëtarë dhe nëntë fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë.

“Nga zona e konfliktit në Siri janë kthyer në Kosovë 110 shtetas kosovarë, prej tyre katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë këtu edhe nëntë fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë”, tha Rashit Qalaj.

Sipas tij, në zonën e konfliktit ende kanë mbetur rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

Ndërkohë, ministri Tahiri kishte thënë se gratë meritojnë rehabilitim të qetë,  ndërsa fëmijët që kishin qenë në konflikte të luftës duhet të edukohen për të ardhmen e tyre.

“Këta qytetarë, gra dhe fëmijë kanë qenë viktima të papërgjegjësisë së personave, që për interesa çfarëdo qofshin i kanë shfrytëzuar duke ua mohuar të ardhmen pa vullnetin e tyre duke i lënë më pasoja të mëdha, në raste të caktuara edhe viktima. Këto gra meritojnë rehabilitim për një jetë të qetë dhe këta fëmijë nëpër zona të konfliktit e kanë vendin në shkolla për t’u edukuar për të ardhmen e tyre”, tha ministri Abelard Tahiri.

Insajderi kishte raportuar rreth 6 muaj më parë lidhur me gratë dhe fëmijët nga Kosova që kishin qenë duke jetuar në kampet në Siri. Përveç zonës së rrezikshme të luftës, aty kishin qenë të rrezikuar edhe nga sëmundje ngjitëse që ishin përhapur në kampe.

Lista e plotë:

Melihate Alshiqi

Fatime Alshiqi

Abdullah Alshiqi

Mejreme Alshiqi

Gentiana Krasniqi

Ensar Krasniqi

Ajnisha Abazi

Fikrije Lutfiu

Sumeja Lutfiu

Jetesa Lutfiu

Rukaja Lytfiu

Lejla Lutfiu

Merita Aliu

Mejrem Aliu

Hafsa Aliu

Shyhrete Tafaj

Ermira Sekiraqa

Ismail Fetahu

Ibrahim Fetahu

Laura Hyseni

Omer Uksmajli

Safia Hyseni

And Uksmajli

Zejneb Hyseni

Arlinda Abazi

Donika Selimi

Junus Selimi

Visar Qukovci

Sad Qukovci

Ubejde Qukovci

Naxhije Hasani

Hafsa Hasani

Abdullah Hasani

Aida Hasani

Enis Hasani

Remzie Qazimi – Nushi

Sherife Qazimi

Agnesa Zuzaku

Esma Maliqi

Muhamed Maliqi

Edona Demolli

Hafsa Demolli

Leila Demolli

Avdullah Demolli

Ermira Demolli

Abdulrrahiim Berisha

Valbona Hasani

Sumea Hasani

Enes Hasani

Venera Ademi

Aksa Ademi

Jusuf Ademi

Ibrahimi Ademi

Vildane Nerjovaj

Abdulmalik Nerjovaj

Muhamed Nerjovaj

Xhundullah Nerjovaj

Liridona Lutolli

Jehona Xhemshiti

Florinda Zeka

Merjem Zeka

Kanita Zeka

Hava Zeja

Aferdita Mulolli

Lugjejna Mulolli

Anesa Mulolli

Blerina Mulolli

Fatbardha Demolli

Muxhahid Demolli

Sara Demolli

Hudhejve Demolli

Fatbardha Demolli

Amira Demolli

Aisa Demolli

Valdete Tafaj

Valmira Kelmendi

Amara Brahimi

Qendresa Sfishta

Rukaja

Ebejde

Edona Berisha

Hafsa Demolli

Emira Demolli

Abdullah Demolli

Lejla Demolli

Abdurrahman Misini

Dafina Delija

Tuana Sylejmani

Omer Ismajli

Meke Tafaj

Hykmete Kelmendi

Ajsha Kelemndi

Medina Kelmendi

Suhejla Kelmendi

Muhamed Kelmendi

Mimoza Tahiri

Omer Tahiri

Isra Tahiri

Aksa Tahiri

Fatime Tahiri

Uvejs Tahiri

Muadh Demolli

Faris Demolli

Abdullaah Basha

Ajshe Basha

Agon Misini

Rexhe Tafaj

Arijan Kryeziu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat