Pompeo te Merkel për Kosovën

Aktuale

Pompeo te Merkel për Kosovën

Më: 6 maj 2019 Në ora: 20:36

Sekretari amerikan, Majk Pompeo nesër qëndron në Gjermani. 

E gjithë kjo vizitë e tij po bëhet për të mësuar nga kancelarja Angela Merkel për zhvillimet në samitin e Berlinit.

Ndryshe në këtë samit i cili u mbajt më 29 prill morën pjesë dy udhëheqësit më të lartë të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ata nuk u dukën shumë të kënaqur nga ky takim dhe ajo që u arrit në samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që u mbajt nën drejtimin e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit të Francës Emmanuel Macron.

Të dy udhëheqësit kosovarë thanë se akoma nuk ka një unitet evropian dhe veprime konkrete për Ballkanin Perëndimor. Një pjesë të mirë të kohës gjatë diskutimeve në Berlin e mori çështja e dialogut Kosovë-Serbi, ku nga konkluzionet e Samitit u tha se Kosova dhe Serbia janë dakorduar për vazhdimin e dialogut, ndërsa Kosovës i është kërkuar që ta heqë taksën ndaj mallrave e serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat