Haradinaj: Kosova ofron kushte të mira për investimet e huaja

Aktuale

Haradinaj: Kosova ofron kushte të mira për investimet e huaja

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:25
Ramush Haradinaj me një grup biznesmenësh dhe investitorësh amerikanë nga fusha të ndryshme

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi sot se Kosova është vend shumë i përshtatshëm për investime në sektorë të ndryshëm, pasi numri më i madh i popullatës janë të rinj dhe janë potencial për kompanitë dhe bizneset që kapitalin e tyre e investojnë në vendin tonë.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi sot me një grup biznesmenësh dhe investitorësh amerikanë nga fusha të ndryshme, në përbërje Bryan Ingram, Fred Ketcher dhe Bruce Stewart, si dhe sipërmarrësit Rrustem Gecaj dhe Genc Meraku, me të cilët ka biseduar për mundësitë dhe ambientin e përshtatshëm që ofron Kosova për investitorët e huaj.

Haradinaj me këtë rast ka njoftuar Ingram dhe delegacionin, për progresin e Kosovës në të gjitha fushat veçmas, për prioritetet e Qeverisë në zhvillim ekonomik, forcim të sundimit të rendit dhe të ligjit dhe fusha tjera me rëndësi për vendin.

“Kosova ofron mundësi të mira për investitorët potencial. Ka hartuar legjislacion i cili lehtëson dhe thjeshtëson procedurat e të bërit biznes. Kemi Ligjin për Investime Strategjike i cili është mjaft i favorshëm për bizneset vendore dhe veçmas ato të huaja”, tha Haradinaj.

Nga ana e tyre, investitorët amerikanë shprehën gatishmëri për investim në Kosovë në fusha dhe sektorë të ndryshëm, si në teknologji informatike, riciklimin e mbeturinave, në agrokulturë dhe fusha tjera me rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat