A ka folur Rama me Thaçin dhe Vuçiç për ndryshim kufijsh? Ja përgjigjia

Aktuale

A ka folur Rama me Thaçin dhe Vuçiç për ndryshim kufijsh? Ja përgjigjia

Më: 8 maj 2019 Në ora: 19:19
Ramush Haradinaj dhe Edi Rama

Marrëzi dhe gënjeshtër e ka quajtur Kryeministri Rama deklaratën e homologut të tij, Haradinaj, se ka biseduar me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiç për shkëmbim territoresh.

I pyetur në konferencën e përbashkët për shtyp me Federika Mogherinin, Rama tha se për këtë çëshjte do flasë në një moment të dytë.

“Për sa i përket komplotit për të copëtuar Kosovën apo për të krijuar një hartë të re për botën, më kujton atë shprehjen që pa dalë Facebook, budallain e njihte vetëm shtëpia e vet, sot jetojmë në një botë që nga kjo pikëpamje është fatkeqe.

Çdo shqiptar e kupton që kjo është një gënjeshtër e bërë aq e pabesueshme në mënyrë që të shitet dhe blihet në territorin e marrëzisë online. Më shumë do të shpjegoj më tutje kur të më jepet mudnësia”, Tha Rama.

Ndërkohë, më herët, Kryeministri Haradinaj tha se ka dyshime që Rama, Thaçi dhe Vuçiç të kenë folur për një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat