Gjini: Rama, je vetëm një politikan skajshëm oportunist

Aktuale

Gjini: Rama, je vetëm një politikan skajshëm oportunist

Nga: A.SH Më: 8 maj 2019 Në ora: 21:06
Ardian Gjini

Kryetari i Gjakovës dhe zyrtari i lartë i AAK-së, Adrian Gjini ka reaguar ndaj deklaratës së Edi Ramës në raport me kryeministrin Haradinaj.

Ai përmes një statusi në facebook ka reaguar duke thënë se Rama po provon t’i bëjë dy punë krejt palidhje; provon që në të njejtën kohë ta shpëtojë projektin pothuajse të vdekur si dhe të shfajësohet për nisjen e tij. Po në të njejtën kohë, skuqet sysh kur dikush ia thotë të vërtetën.

Ai më tej shkruan se, edhe nëse bota kthehet mbrapsht, Ramush Haradinaj do teëmbetet hero, edhe i luftës edhe i pasluftës. Ndërsa ti, një dikush që ka dashur të bëhet mbret por ka mbetur cullak.

“Nuk je fare mbret, je krejt cullak. Dhe kur flet për ndarje të Kosovës, po gënjen sa je i madh ti vet. Dhe je goxha i madh, nja njëqind kile mish“, shkruan Gjini.

Postimi i plotë:

Mbreti është cullak

Edi Rama jo vetëm që ka hyrë në valle të ndarjes së Kosovës por edhe krejt publikisht ka lobuar për një skenar të tillë qe nga vera e vitit të kaluar.
Tani, kur ky ‘projekt’ antishqiptar është pothuajse i vdekur, Rama po provon t’i bëjë dy punë krejt palidhje; provon që në të njejtën kohë ta shpëtojë projektin pothuajse të vdekur si dhe të shfajësohet për nisjen e tij. Po në të njëjten kohë, skuqet sysh kur dikush ia thotë të vërtetën. Mbreti është cullak.
Rama është lajthitur kur ka menduar se e ka blerë mbështetjen e shqiptarëve me një fjali ne Beograd (dhe atë në marrëveshje me mikun e tij Aleksander). Rama, je vetëm nje politikan skajshëm oportunist. Nuk je fare mbret, je krejt cullak. Dhe kur flet për ndarje të Kosovës, po genjën sa je i madh ti vet. Dhe je goxha i madh, nja njeqind kile mish.
Edhe nëse bota kthehet mbrapsht, Ramush Haradinaj do te mbetet hero, edhe i luftës edhe i pasluftës. Ndërsa ti, një dikush qe ka dashur të bëhet mbret por ka mbetur cullak.
Tani gjeje vet se kush janë gomerët gënjeshtarët e psikopatët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat