Pas deklarimeve të Thaçit, Meta: Dodik do të mirëpritet edhe për turizëm

Aktuale

Pas deklarimeve të Thaçit, Meta: Dodik do të mirëpritet edhe për turizëm

Më: 9 maj 2019 Në ora: 14:29
Samit i Brdo Brioni

Për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, vizita e presidentit të Republikës Serbe në Shqipëri, Milorad Dodik, është e çuditshme dhe përgjegjësia e pjesëmarrjes së tij aty u mbetet nikoqirëve.

Por, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se Dodik ka qenë i ftuar dhe mirëseardhur si president. Madje, sipas Metës, ai do të mirëpritët edhe për turizëm.

Pas deklaratave të presidentit Thaçi lidhur me pjesëmarrjen e Milorad Dodik në Samitin Brdo Brioni, nikoqiri i takimit, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është pyetur nga gazetarët për këtë.

Meta ka thënë se samiti tashmë ka format të caktuar, andaj pjesëmarrës janë presidentët e vendeve.

Meta: Dodik - i ftuar edhe për turizëm

“Arritja e Prespës është historike, është zgjidhur marrëveshje 30- vjeçare, shumë e rëndësishme për gjithë rajonin. Të gjithë do të donim që edhe dialogu Kosovë- Serbi, të përfundojë që dje, jo sot as nesër. Sa i takon prezencës së Dodik, ju e dini që samiti i Brdo Brionit tash është një samit që ka format të caktuar, padyshim që Dodik ka qenë i ftuar e i mirëseardhur si president. Është i ftuar të vijë edhe për turizëm...”, është përgjigjur Meta.

Ndryshe, vizita e Milorad Dodik dhe presidentit Aleksandar Vuçiq në Shqipëri është kundërshtuar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë, e cila mbrëmë organizoi një protestë ku shpallën persona non-grata Vuçiqin dhe Dodik- ky i fundit është edhe në listën e zezë të SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat