Thaçi tregon pse refuzoi drekën me Presidentin Ilir Meta

Aktuale

Thaçi tregon pse refuzoi drekën me Presidentin Ilir Meta

Më: 9 maj 2019 Në ora: 21:31
Hashim Thaçi

Krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor ishin sot në Tiranë si pjesë e samitit të Brdo-Brijunit.

Pas takimit Presidenti Ilir Meta  zhvilloi një dreke më liderët e Ballkanit Perëndimor, por Hashim Thaçi nuk pranoi të ishte i pranishëm.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Thaçi, iu përgjigj pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu se pse nuk mori pjesë.

“Ishte më tepër aspekt teknik, por të takohesha me dy Presidentët e dy vendeve që nuk e kanë njohur Kosovës  ishte e panevojshme dhe mendoj se do të ishte e panevojshme vazhdimi i një debati të kotë dhe të thatë. Duke patur parasysh pozicion armiqësor që e mban peng Bosnje Hercogovinën nga Milorad Dodik. Bosnja Hervegovina për fat të keq ende nuk e ka njohur Kosovën dhe mban pozicion më të ashpër se Serbia dhe unë friksohem se qytetarët nuk kanë të drejtë të mos shkojnë në Bosnje. Edhe kur BE të na japë sinjalin për liberlailizimin e vizave Bosnja do të mbajë pozicionin e Serbisë, deklaroi Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat