Gani Geci i reagon “ashpër” Kudusi Lames: Rrustem Berisha, Sali Çekaj dhe Agim Ramadani nuk kanë pas udhë tjetër që të mos vriten pas shpine nga ju

Aktuale

Gani Geci i reagon “ashpër” Kudusi Lames: Rrustem Berisha, Sali Çekaj dhe Agim Ramadani nuk kanë pas udhë tjetër që të mos vriten pas shpine nga ju

Nga: N.H Më: 10 maj 2019 Në ora: 22:27
Gani Geci

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, ka rrëfyer për luftën e fundit në Kosovë.

Ai në këtë rrëfim ka folur edhe për Betejën e Koshares, për të cilën ka treguar disa detaje interesante, përcjell "Bota sot".

Mes tjerash ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, potencoi se komandantët e Koshares ishin nën urdhrin e shtabit të UÇK-së, ndërsa ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe ish-ushtari i orëve të para të UÇK-së, Gani Geci.

Ai përmes një komenti ka deklaruar se Rrustem Berisha, Sali Çekaj dhe Agim Ramadani nuk kanë pas udhë tjetër që të mos vriten pas shpine nga Lame dhe kanë zgjedhur kështu të luftojnë kundër Serbisë.

“S’kanë pas udhë tjetër as Rrustem Berisha as Sali Çekaj as Agim Ramadani, dhe për të luftuar me Serbinë dhe që të mos vriten pas shpine nga ju është dashtë të merren vesh me ju dhe të luftojnë me Serbinë”, ka shkruar Geci në një koment.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat