Milaim Zeka tregon se ku dallon Ibrahim Rugova nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj

Aktuale

Milaim Zeka tregon se ku dallon Ibrahim Rugova nga Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj

Nga: N.H Më: 11 maj 2019 Në ora: 18:56
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka, përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, ka treguar pse e konsideron ish-presidentin Ibrahim Rugova, si burrështetas.

Ai ka përmendur një intervistë të presidentit aktual, Hashim Thaçi, në të cilin ka folur për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Zeka tha se deklarimi i Thaçit për Berishën, se “ani pse ka qenë argat i Millosheviqit, ai prapë e ka falur”, tregon për dallimin mes tij dhe ish-presidentit Rugova.

Ja postimi i tij:

Pse e konsideroje Rugoven burrshteti?

Ka pase durim deri ne qiell, ama atyre qe u ka rene vize, kurr me nuk i ka fale.

Sot e lexova nje interviste te presidentit Thaçi rreth Sali Berishes. Tha qe ka qene argat i Millosheviçit, edhe prap e ka falur. Ky eshte gabimi me kardinal i Thaçit, Veselit, Haradinajt, Limes, e shume te tjereve.

Rugova kurr nuk e ka falur Berishen. As doren nuk ia ka zgjate. Madje sa ishte ai gjalle, nuk e lejoi te hynte as ne Kosove. Prandaj mesoni ngapak nga Rugova. Nuk eshte turp. Nese e ke bindur Rugoven se dikush ka qene argat i Serbise, ky person ka qene i vdekur per te, e kunderta eshte me personat e lartpermendur. Keta ne fakt kane qene streha dhe mburoja e argateve te Beogradit. Keta njerez edhe i kan faktorizu, edhe i kane instalu neper pozitate me kyqe te shtetit te Burdushit...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat