Inspektorati i Agjencisë së Pyetjeve, ka marrë vendim sot për vrasjen e ariut të murrmë, që po “terrorizon” qytetin e Prizrenit.
Kundër këtij vendimi, ka dalë zëdhënësi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Leutrim Sahiti, i cili ka thënë se ariu është i mbrojtur me ligj dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejohet të vritet.
“Ariu është i mbrojtur me ligj dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejohet të vritet. Pa dilema Ariu nuk do të mbytet”, ka shkruar Sahiti në Facebook.
E ish-kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit Xhavit Drenori, vrasjen e këtij ariu, e ka lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave.
Drenori ka thënë se nëse vritet ariu, duhet të harrohen vizat, përcjell Bota sot.
Ai ia ka kujtuar Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor se qytetarët e fshatit Çikatovë të Drenasit po helmohen nga mbetjet e metaleve) të fabrikës së Ferronikelit dhe shteti po mbyll sytë.