Fisnik Ismaili tregon si të kapet ariu: Pse duhet me e vra arushën?

Aktuale

Fisnik Ismaili tregon si të kapet ariu: Pse duhet me e vra arushën?

Nga: A.ZH Më: 12 maj 2019 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Edhe deputeti i Partisë Socialdemokrate Fisnik Ismaili, ka komentuar për vendimin e Inspektoratit i Agjencionit të Pyejeve, që të vritet ariu i murrmë në Prizren.

Ai në një postim në Facebook, ka dalë kundër këtij vendimi, duke thënë se ariu duhet të futet në gjumë, të vendoset në një mal tjetër ose t’i sigurohet një strehë.

Postimi i Ismailit:

Pse duhet me e vra arushën? Ka mjete tjera me e zanë, me e futë në gjumë edhe me e vendosë ose në një mal tjetër ku nuk paraqet rrezik, me ia vendosë ndoj GPS tag edhe me ia përcjellë lëvizjet, ose ose ndoshta me i gjetë strehë në Bear Sanctuary Prishtina.

Ku din një kafshë e uritun, e posazgjueme prej hibernimi, kah ban, e kah s'ban me dalë me hangër?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat