Majlinda Bregu: Ndërlidhja fjalë magjike për regjionin e Ballkanit Perëndimor

Aktuale

Majlinda Bregu: Ndërlidhja fjalë magjike për regjionin e Ballkanit Perëndimor

Nga: F.B Më: 13 maj 2019 Në ora: 14:15
Majlinda Bregu

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim regjional (RCC) Majlinda Bregu ka vlerësuar se ndërlidhja është "fjalë magjike" për regjionin e Ballkanit që do të mund të jetë port i mirë i investimit dhe të ofroj qasje të lehtë në tregun global, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

"Ky regjion gjendet në kalimin me botës lindore dhe perëndimore dhe si i tillë së bashku me një seri marrëveshjesh për tregti të lirë dhe status të privilegjuar me ekonomitë e treta (BE, ShBA, Shoqata e tregtisë së lirë evropiane – EFTA, Turqia, Rusia dhe Bashkësia e Shteteve të Pavarura – CIS), mund të jetë port i sigurt për investime, që në të njëjtën kohë ofron edhe qasje të lehtë në tregun global ", thuhet në artikullin e Majlinda Bregu të botuar në revistën për tregti globale dhe financiare (Euromoney).

Investitorët e jashtëm kanë njohur këto mundësi në Ballkanin perëndimor dhe si rezultat në vitin që shkoi ka pasur investime të huaja në vlerën mbi 1 miliard.

Por mbizotërues është mendimi dhe është e qartë se kjo akoma është pak dhe larg potencilave reale në Ballkanin Perëndimor, ka shkruar Bregu.

"Fjala magjike është ndërlidhja. Ndërlidhja e tregjeve, njerëzve, integrimi i 6 ekonomive të Ballkanit Perëndimor në tregun unik evropian", ka thënë Majlinda Bregu, duke shtuar se qëllimi i hapësirë ekonomike regjionale të Ballkanit është grumbullimi i mallrave, shërbimeve, investimeve bashkësive punuese dhe punëtorëve të kualifikuar të 6 ekonomive të regjionit.

Bregu ka nënvizuar se "Ballkani perëndimor ndoshta ka probleme, por mendimet e afaristëve, atyre mbi 61 për qind edhe më tutje janë pozitive".

Për të krijuar pasqyrë të gjithë regjionit, si ka shtuar asaj duhet të shikohet edhe një të dhënë: se mbi 63 për qind e qytetarëve të Ballkanit janë të pakënaqur me gjendjen ekonomike.

"Lehtë është vërehen shenjat e parregullsisë, dua të përmend disa: në sundimin e ligjit, përkushtimin e shërbyesve civil që të kuptojnë dhe zgjidhin problemet e sektorit privat, zgjidhjen e kontesteve, ndërkombëtarizimin e sektorit privat në regjion me qëllim tërheqjen e investimeve të huaja dhe regjionale dhe stimulimin e tregut intensiv;këtu është shkalla dyshifrore e papunësisë dhe gjithnjë e më shumë rrjedhja e forcës së kualifikuar punëtore ", ka thënë ajo.

Megjithatë shtoi ajo ndërmjet zmadhimit dhe të vërtetës, lëmë atë themelore.

"Më shumë se gjysma e qytetarëve të Ballkanit beson se perspektiva evropiane do të përmirësoj jetën dhe se do të forcohen lidhjet ekonomike të 6 ekonomive të Ballkanit ", thekson Bregu.

Ajo ka vlerësuar se resurset njerëzore një nga përparësitë më të mëdha në regjion, ndërsa Ballkani është treg vendor kërkues e cila marrëveshje për tregti të lirë mundëson qasje të hapur ndaj më se 20 milionë shfrytëzuesve.

Sipas mendimit të sekretares se RCC-së Bregu, regjioni duhet të marr qasje pro-aktive të përbashkët në përmirësimin e klimës afariste dhe prezantim para bashkësisë globale afariste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat