Haradinaj: Kur e mora detyrën, për Kosovën vendosnin Mogherini e Vuciqi - Bota Sot
Haradinaj: Kur e mora detyrën, për Kosovën vendosnin Mogherini e Vuciqi

Aktuale

Haradinaj: Kur e mora detyrën, për Kosovën vendosnin Mogherini e Vuciqi

Më: 13 maj 2019 Në ora: 19:01
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se si kryeministër ka arritur që ta orientojë procesin e dialog me Serbinë në rrugë të duhur.

Sipas tij, “ne si shtet sovran i kishim dërguar këto vendime në tavolinë te Mogherini e Vuçiqi në këtë rast edhe presidenti Thaçi. Por sipas tij këto vendime i ka hequr nga tavolina dhe i ka sjellë në Prishtinë, Qeveria.

“Kur e kam marr detyrën, Kosova e kishte dorëzuar vendimmarrjen e vet tek të huajt, krejt temat kryesore tonat të këtij vendi për me vendos. Por,  ishin parapa që me u vendos në tavolinë, dialog. Ne si shtet sovran i kishim çuar këto vendime në tavolinë te Mogherini, Vuçiqi, në këtë rast edhe presidenti ynë. Pra, Qeveria ka hequr vendimet prej asaj tavoline dhe ka sjellë në Prishtinë për t’i marr Qeveria”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit, ka folur edhe për idenë e ndryshimit të kufijve, për të cilën ai ka thënë se është në dëm të Kosovës.

“U folke shumë mundësia me luajt me mexha  e me territore, por ju e dini gjatë historisë se sa herë është luajt me mexha në dëm tonin ka ndodhë”, tha Haradinaj.

Këto komente, Haradinaj i bëri gjatë një takim me strukturat e partisë së tij në Viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...