Në këto ditë të muajit të shenjtë të Ramazanit, kur mëshira është më e madhe ose të paktën ashtu supozohet të jetë tek besimtarët musliman, një furrë (pizere) në Komunën e Gjilanit ka bërë një gjest brilian. Pronari i kësaj pizzeria e ka nxjerrë në rrugë një raft në të cilin ka vendos bukë dhe ka shkruar MERRE FALAS!
Është për tu vlerësuar kjo vepër, duke e pasur parasysh kushtet në të cilat jetojnë një pjesë e njerëzve sot në Republikën e Kosovës.