Këshilltarja e Haradinajt e godet Ramën për deklaratat rreth taksës në televizionin serb - Bota Sot
Këshilltarja e Haradinajt e godet Ramën për deklaratat rreth taksës në televizionin serb

Aktuale

Këshilltarja e Haradinajt e godet Ramën për deklaratat rreth taksës në televizionin serb

Më: 15 maj 2019 Në ora: 00:39
Meliza Haradinaj-Stublla, Ramush Haradinaj

Këshilltarja e Kryeministrit, Meliza Haradinaj-Stublla ka komentuar  intervistën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhënë mediumit serb. Ajo ka thënë se Rama ka zgjedhur këtë medium për ta sqaruar qëndrimin rreth taksës së Kosovës ndaj Serbisë.

Haradinaj në një status në Facebook ka thënë se edhe në këtë intervistë, Rama nuk dështon së ritheksuari se taksa qenka klithmë politike që tash e sa kohë ka bllokuar dialogun me Serbinë

“Kryeministri Rama paska zgjedhur një medium serb nga Beogradi TV PINK për të sqaruar deklaratat e tij rreth taksës dhe Kosovës, pas takimit të Berlinit. Edhe në këtë intervistë, Rama nuk dështon së ritheksuari se taksa qenka klithmë politike që tash e sa kohë ka bllokuar dialogun me Serbinë, dhe e barazvlerëson veten me Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron – duke thënë që bashkë me ta në Berlin ka avokuar për pezullim të taksës…!”, ka shkruar ajo.

“Analogjia që po tentohet – duke përdorë taksën si urë lidhëse për të sulmuar ata që korrën fitore epike kundër idesë së ndarjes/korrigjimit/shkëmbimit – është strategji e dështuar, në kohë të gabuar të historisë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...