Lista e plotë e dëshmitarëve për Telekomin, figurojnë edhe Thaçi, Haradinaj e Blerim Devolli

Aktuale

Lista e plotë e dëshmitarëve për Telekomin, figurojnë edhe Thaçi, Haradinaj e Blerim Devolli

Më: 15 maj 2019 Në ora: 18:10
Blerim Devolli

Lista e plotë e dëshmitarëve për Telekomin, figuron edhe Thaçi, Haradinaj e Blerim Devolli 

Në listën finale të dëshmitarëve figuron emri i Blerim Devollit, nuk mungojnë as emrat e krerëve më të lartë shtetëror

Blerim Devolli është pronari i kompanisë Z-mobile.

E ai do të duhet të paraqitet si dëshmitar pranë Komisionit Hetimor Parlamentar, për gjendjen në PTK e Telekom.

Këtë vendim e ka marr komisioni në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë.

Ndërkohë, T7 ka siguruar listën e plotë të dëshmitarëve që do të duhet të paraqiten pran kësaj trupe parlamentare.

Bazuar në këtë dokument, mbi 60 persona do të duhet të dëshmojnë para Komisionit.

E këtu nuk bënë përjashtim as presidenti i vendit Hashim Thaçi, që në kohën kur kishte filluar dhënia e licencës për Z mobile, ishte kryeministër.

Po ashtu para këtij komisioni si dëshmitarë është ftuar edhe kryeministri aktual Ramush Haradinaj.

Si dëshmitar është ftuar edhe para arëdhësi i Hardianjt, ish kryeminsitri Isa Mustafa.

Ndërkohë, dëshmitar do të jetë edhe zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka,  ish ministri Besim Beqaj dhe ish ministri, Ahmet Shala.

Në listën e dëshmitarëve është edhe ish Drejtori  Menaxhues i PTK-së, Etrur Rrustemi, ish kryesuesi i bordit të drejtorëve, Ilir Saliu.

Pastaj renditet, ish kryeshefi ekzekutiv, Agron Mustafa, ish kryeshefi tjetër, Adnan Merovci.

Po ashtu do dëshmojnë edhe ish kryeshefët ekzekutiv, Shyqëri Haxha, Ejup Qerimi e Gent Begolli.

Nuk mungon as emri i kryeshefit aktual Bedri Istrefi.

Për ti’a marrë dëshminë do ftohet edhe Lami Balaj, kryetar i Federates Sindikale te Pavarur te Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës.

Ndërkohë, të ftuar para komisionit do jenë edhe kryetarët e bordeve të lidhur me PTK-në.

Në anën tjetër, dëshmitar ekspertë do jenë, Naim Maloku, Agron Dida e Ismet Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat