Haradinaj mesazh Thaçit për Luginën e Preshevës

Aktuale

Haradinaj mesazh Thaçit për Luginën e Preshevës

Më: 15 maj 2019 Në ora: 21:25
Ramush Haradinaj

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi thuajse nuk lë paraqitje mediale por edhe në konferenca apo statuse në Facebook që nuk flet për idenë e korrigjimit të kufirit.

Ai vazhdon të besoj fuqishëm se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës dhe për arritjen e këtij qëllimi thotë se politika duhet të jetë e bashkuar.

“e drejta e përfshirjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është legjitime, korrigjim i padrejtësive historike dhe siguri për qytetarët e asaj treve për të jetuar në trojet e tyre”, tha Thaçi në një nga statuset e fundit.

Por këtyre zërave të vazhdueshme të Thaçit i është kundërpërgjigjur kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai thotë se duhet pasur kujdes kur ju premtohet shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit se do bashkohen me Kosovën.

“Duhet me pas kujdes si ju qasemi shqiptarëve të Preshevës. Dëshira me na u bashku Presheva, dhe rasti i ndarjes se Kosovës, janë dy raste të ndryshme”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat