Haradinaj: Në bazë të sondazheve, AAK e ka 20 për qind të elektoratit - Bota Sot
Haradinaj: Në bazë të sondazheve, AAK e ka 20 për qind të elektoratit

Aktuale

Haradinaj: Në bazë të sondazheve, AAK e ka 20 për qind të elektoratit

Më: 16 maj 2019 Në ora: 00:34
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se sipas sondazheve popullore partia e tij ka së paku 20 deputetë.

Haradinaj, në “Debat Plus”, ka thënë se edhe partia e tij ka votë popullore dhe pa ta marrëveshja me Serbinë nuk bëhet.

“Ne kemi votë popullore. Kjo punë nuk bëhet pa marrëveshje. 20% për qind po thonë sondazhet e sotme [për AAK]”.

Kryeministri ka thënë se Kosova nuk pranon “Republika Srpska” apo Tirol Jugor.

“Po e vërtetë. Tregun e merr Serbia, sepse taksa hiqet. Edhe integrimet evropiane i marrim dy palët, por diçka tjetër nuk japim”, tha ai.

Haradinaj ka thënë se PDK-ja është treguar e kujdesshme në raport me shkëmbimet e territoreve.

“Edhe zoti Veseli i ka pasur frikën e territoreve dhe në raste të caktuara edhe e ka shprehur. Ju e dini ata i kanë vendos vijat e kuqe për kufijtë”, tha Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...