“A jeni copë-copë me presidentin?” Kështu përgjigjet Haradinaj

Aktuale

“A jeni copë-copë me presidentin?” Kështu përgjigjet Haradinaj

Nga: G.B Më: 16 maj 2019 Në ora: 08:24
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Raportet mes kryeministri Haradinaj dhe presidentit Thaçi duket të mos jenë të mira, për shkak të kundërshtimeve që kanë për shumë çështje.

E kur Haradinaj u pyet për raportin mes tyre, mohoi të jenë të ndarë, por tha që me ata që janë kundër interesit të vendit, nuk bëhet bashkë, përcjell Bota sot.

“A jeni copë-copë me presidentin?”, ishte pyetje e gazetarit në emision Debat Plus në TV Dukagjini.

“Jo nuk jemi copë-copë. Unë thashë, kontratë e kam Kushtetutën o vëlla, e mbroj këtë, 17 shkurtin, parimet e saj. S‘kam kontratë personale me askënd. Kontrata është Kushtetuta, territori, kufijtë, e kam detyrë t’i ruaj nga çdokush, kushdo qoftë. Nëse dikush ka problem me të, punë e madhe. Por nuk bëhem bashkë me të për shkak të tij, mund të bëhem për shkak të temës apo bindjes, kur na përputhet bindja për një temë bëhem bashkë me çdokënd, por nëse del dikush kundër interesit nacional, pse duhet të bëhem bashkë me të?”, ka thënë Haradinaj./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat