Sherifi prezanton projektrezolutën për gjenocidin serb në Kosovë

Aktuale

Sherifi prezanton projektrezolutën për gjenocidin serb në Kosovë

Më: 16 maj 2019 Në ora: 16:28
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka prezantuar projektrezolutën për gjenocidin e kryer serb në Kosovë, ku ka thënë se kjo rezolutë është bërë me qëllimin që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së krimeve të Serbisë në Kosovë.

Ai tha se është hapi i parë drejt ndërtimit të një rrëfimi të përbashkët të shkruar të gjithëve se çka është dhe si quhet i tërë ai krim që ka ndodhur në Kosovë, i tërë ai krim, të cilin e kanë kryer forcat e aparatit represiv të Serbisë në Kosovë.

Sherifi: Për 20 vjet me radhë kemi pasur tendencë që të ndërrohen rolet

“Bëhet fjalë për një rezolutë përmes së cilës përderisa për 20 vjet me radhë kemi pasur tendencë që të ndërrohen rolet, në vend që të lexohet ashtu siç ka qenë agresori është Serbia, shteti i Serbisë, regjimi i Serbisë, aparati shtetëror i Serbisë me mënyrën si është trajtuar lufta në Kosovë gradualisht filluan të ndërrohen rolet. Thuajse populli i Kosovës në krye me UÇK-në ka bërë krime në Kosovë dhe jo ushtria dhe policia e Serbisë. Përderisa për 20 vjet krimet e pretenduara të UÇK-së janë trajtuar në katër nivele, duke filluar nga Gjykata e Hagës, gjykatat e UNMIK-ut, EULEX-it dhe tani nga Dhomat e veçanta e quajtur Gjykatë Speciale. Në Serbi thanë se ajo do t’i gjykojë vetë, ajo do t’i dënojë vetë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe për 20 vjet në vend që të dënohen krimet, Serbia fillojë t’i mohojë krimet, pra përmes mohimit të krimeve të kryera synon mosndëshkimin”, tha ai.

Sherifi tha se kriminelët që kanë kryer krime, e të cilët janë gjallë, do të përpiqen që t’i vënë para drejtësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat