Flora Brovina thotë se e njeh viktimën

Aktuale

Flora Brovina thotë se e njeh viktimën

Më: 16 maj 2019 Në ora: 21:37
Flora Brovina

Deputetja e PDK’së, Flora Brovina,  insiston se fotografia që e ka publikuar sot në Kuvend është reale dhe është e një vajze kosovare e dhunuar nga forcat serbe në luftë.

Brovina thotë se e vërteta është ashtu sic ka thënë në foltorën e Kuvendit.

“E vërteta është ajo që e thash në foltoren e Kuvendit”, ka thënë Brovina.

Deputetja mohon se fotografia mund të gjendet në sajte pornografike, sic është raportuar mbrëmjen e sotme, dhe thotë se ajo e di ku ka ndodhur në Kosovë.

“Mund të jetë vetëm nëse e ka bërë ndonjë foto ndonjë ushtar tjerër serb”, ka thënë deputetja e PDK’së.

Ajo ka pohuar se e njeh viktimën prej kohësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat