Lepaja: Thirren ekspertë për ariun në Prizren, por nuk gjenden ekspertë të ta ndaluar grabitjen e arinjve të murrmë të oligarkisë së Kosovës

Aktuale

Lepaja: Thirren ekspertë për ariun në Prizren, por nuk gjenden ekspertë të ta ndaluar grabitjen e arinjve të murrmë të oligarkisë së Kosovës

Nga: G.B Më: 17 maj 2019 Në ora: 09:32
Fadil Lepaja

Njohësi i çështjeve politike në vend, Fadil Lepaja, ka reaguar për gjendjen aktuale në vend.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se janë thirrur ekspertë të jashtëm për ta ndaluar kasaphanën që po e shkakton ariu në Prizren, por nuk po gjenden ekspertët që ta ndalojnë grabitjen që po bëhet në pronën publike, nga arinjtë e murrmë të oligarkisë së Kosovës, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

BËJE ËNDËRR, O ZOT !

Janë thirrur ekspertë të jashtëm për me ndalue kasaphanen që po e shkakton ariu në Prizeren, por nuk po gjinden ekspert me ndalue, grabitjen ditën me diell të pronës publike, nga arinjët e murrmë të oligarkisë kosovare.
Një shtet i tërë, veç shikon se çfarë po bënë ariu në Prizeren dhe grabitjet publike, ditën me diell.
Prokuroria flen, politika prodhon skandale, intelektualët dhe qytetarët e ndershëm presin vizat...!
Ndërkohë, politika dhe mediat, zhvendosin vëmendjen me arusha dhe shtazë të tjere politike, duke argëtuar masën derisa grabitja të kryhet.
"Bëje zot ëndërr...." thuhej, se po lutej delja, derisa ujku tashmë po e hante....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat