Abelard Tahiri ekstradon të dyshuarin kryesor për masakrën në Krushë të Vogël

Aktuale

Abelard Tahiri ekstradon të dyshuarin kryesor për masakrën në Krushë të Vogël

Më: 17 maj 2019 Në ora: 13:13
Abelard Tahiri

Është ekstraduar i dyshuari kryesor për masakrën në Krushë të Vogël.

Burimet e Indeksonline kanë njoftuar se me kërkesë të Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirit drejtuar autoriteteve hungareze, sot është ekstraduar nga Hungaria për në Republikën e Kosovës, serbi i dyshuar kryesor për krime lufte ndaj popullatës civile dhe masakrën e Krushës së Vogël.

I dyshuari me inicialet M.P., tani ndodhet në duart e autoriteteve kosovare dhe ndaj tij do të merren masat konform ligjeve në guqi.

Mediat njoftojnë se ky është rasti i parë i ekstradimit që është rezultat ekskluziv i punës së institucioneve vendase të sistemit të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat