Teki Dërvishi e Abdi Baleta, dy emra të shquar të gazetarisë dhe publicistikës u nderuan nga “Bota sot” me çmimin Skënderbe

Aktuale

Teki Dërvishi e Abdi Baleta, dy emra të shquar të gazetarisë dhe publicistikës u nderuan nga “Bota sot” me çmimin Skënderbe

Nga: A.ZH Më: 17 maj 2019 Në ora: 19:38
Milazim Krasniqi i kishte ndarë çmimin Teki Dërvishit, ndërsa Silvana Braçe ia kishte dorëzuar çmimin Abdi Baletës

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj, edhe sot ka ndarë momente të veçanta nga ceremonia e ndarjes së çmimeve “Skëndërbe” në vitin 1997 në Cyrih.

Gazeta “Bota sot” i kishte ndarë çmimin kolumnistit, dramaturgut dhe shkrimtarit Teki Dërvishi.

“Kjo është shenjë se, gjërat po kthehen në vendin e vet”, kishte thënë kryeredaktori i atëhershëm i “Bota sot” Milazim Krasniqi, pasi i kishte ndarë çmimin Dërvishit.

Një `mim tjetër, sipas Mazrekajt, i ishte ndarë edhe një njeriu tjetër të letrave shqipe, Abdi Baleta, i cili ishte redaktori përgjegjës i gazetës kombëtare “Bota sot” në Tiranë dhe Ambasadori i parë i Shqipërisë në OKB.

“Kënaqësi e veçantë të marrësh forcën e Skënderbeut nga duart delikate”, kishte thënë Baleta pas marrjes së çmimit.

Në vazhdim, postimi i plotë i Mazrekajt në Facebook:

Miq, po e ndaj me ju një sekuencë tjetër nga ndarja e çmimit Skënderbe në vitin 1997 në Cyrih.

Gazeta “Bota sot” kishte nderin që këtë çmim ta ndante për figura të shquara kombëtare.

Kësaj radhe, po ua prezantoj momentin kur me çmimin Skënderbe, u nderua kolumnisti, dramaturgu dhe shkrimtari, Teki Dërvishi.

Çmimin e ndau kryeredaktori i atëhershëm i gazetës “Bota sot”, Milazim Krasniqi.

Tekiu nga Krasniqi do të prezantohej si “Figurë emblematike e disidencës intelektuale shqiptare”.

Lexuesit e gazetës “Bota sot”, kishin përzgjedhur më meritorin për këtë çmim, të madhin Teki Dërvishi, i cili deri atë kohë ishte i censuruar dhe i anatemuar nga regjimi, për shkak të qëndrimeve të tij atdhetare.

“Kjo është shenjë se, gjërat po kthehen në vendin e vet”, do të thoshte Milazim Krasniqi, pas ndarjes së çmimit.

Një njeri fjalë pak e vepra shumë. Teki Dërvishi, do të paraqitej i tillë edhe në mbrëmjen gala të gazetës “Bota sot”.

Kujtoj se, Teki Dërvishi ishte ndër të burgosurit më të rinj shqiptar që vuajti në burgun famëkeq jugosllav të Goli Otokut.

Menjëherë pas kësaj pike, prezantuesja Silvana Braçe do të ndante një çmim tjetër për një njeri tjetër të letrave shqipe.

Bëhet fjalë për z. Abdi Baleta, redaktori përgjegjës i gazetës kombëtare “Bota sot” në Tiranë dhe Ambasadori i parë i Shqipërisë në OKB.

Baleta u nderua nga lexuesit e gazetës “Bota sot” me çmimin Skënderbe, në lëminë e shkrimeve dhe publicistikës.

“Kënaqësi e veçantë të marrësh forcën e Skënderbeut nga duart delikate”, do të thoshte Baleta pas marrjes së çmimit, ndërsa do të falënderonte lexuesit për përzgjedhjen.

Më pas, kjo mbrëmje vazhdoi me një valle burimore shqiptare nga Ansambli Shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat