Edhe VV pranon çdo votë të deputetëve për ta çuar Haradinajn në shtëpi - Bota Sot
Edhe VV pranon çdo votë të deputetëve për ta çuar Haradinajn në shtëpi

Aktuale

Edhe VV pranon çdo votë të deputetëve për ta çuar Haradinajn në shtëpi

Më: 19 maj 2019 Në ora: 18:16
Kuvendi i Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje e ka lënë të hapur mundësinë e përfshirjes së Listës Srpska në procesin e rrëzimit të qeverisë, ndërsa Partia Social-Demokrate ka deklaruar nuk e kanë mohuar ose pohuar mundësinë, duke shtuar se ata janë në pritje të ftesës për koordinim të partive opozitare për rrëzimin e qeverisë. Sot gjatë ditës, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte deklaruar se ata janë të hapur për secilën parti e cila do t’i mbështes ata në rrëzimin e qeverisë, madje edhe të Listës Srpska

Sot gjatë ditës, media kishte kontaktuar deputetin e LDK’së, Ismet Beqiri, i cili kishte thënë se për ta nuk është me rëndësi se cila etni i jep votat.

“Nuk po flas as për etni as për gjini të deputetëve, sekush që ka gatishmërinë me e përkrah mocionin, derën e ka të hapur. Pa nda etni, nëse një qeveri mund të formohet me votat e çdokujt që është deputet, atëherë pse duhet me qenë pengesë opsioni për rrëzimin e qeverisë nga kushdo qoftë”, thotë Beqiri.

Ndërsa dy partitë tjera opozitare, Vetëvendosje! dhe Partia Social Demokrate, kanë shprehur vullnetin e tyre për dhënien e nënshkrimeve të tyre për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj.

PSD’ja më herët ka dhënë nënshkrimet e saja, ndërsa LDK e bëri hapin e tyre gjatë ditës së djeshme për rrëzimin e qeverisë.

Express ka kontaktuar edhe dy partitë opozitare, Vetëvendosjen dhe PSD’në, për të marrë mendimin e tyre se a do ta votonin ato një mocion për rrëzimin e qeverisë në rast se votat e tyre do të varen nga Lista Srpska.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, tha se Vetëvendosja deri më tani ka pasur kontakt me LDK’në për mbledhjen e nënshkrimeve, ndërsa për Listën Srpska nuk është diskutuar aspak.

“Deri tani i kemi pasur kontaktet tona me LDK’në për mbledhjen e nënshkrimeve, ndërsa për Listën Srpska as që kemi diskutuar” tha Millaku

Millaku gjithashtu shtoi se kjo çështje varet prej vetë subjektit, “… kaskush nuk mundet me i ndal të votojnë kundër rrëzimit, por jo në agjendën tonë, Lista Srpska nuk ka qenë as prioritet e as nuk do të jetë. LS e ka të drejtën e vet që ta kundërshtojë ose jo këtë qeverisje” shtoi ajo.

E pyetur nëse rrëzimi i qeverisë do të varej direkt nga votat e Listës Srpska, Millaku tha se kjo çështje nuk është diskutuar brenda Lëvizjes Vetëvendosjes, por theksoi se është e drejta e vetë subjektit politik nëse do e mbështetë ose jo.

Ndërsa i kontaktuar nga Express, drejtuesi për media nga PSD’ja, tha se partia e tyre i ka dhënë më parë nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë, dhe presin që partitë tjera opozitare tjera t’i ftojnë për koordinim në rast se bie qeveria.

“Ne i kemi dhënë nënshkrimet rrëzim të qeverisë, tash e sa kohë. Ndërsa tani jemi në pritje të ftesave për koordinim të mëtutjeshëm” tha Hoti.

Për rrëzimin e qeverisë nevojiten 61 vota.

Aktualisht, as Qeveria s’e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës pasi Lista Serbe është larguar nga koalicioni. Mirëpo, Ekzekutivi po funksionon me 12 votat e partisë së Shpend Ahmetit, i cili i ka përkrahur buxhetin e dialogun.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...