“Më arrestuan në klasë”, Ismail Kadare tregon detaje nga fëmijëria: U bëmë të famshëm për keq. Na shkrepi në kokë të…

Aktuale

“Më arrestuan në klasë”, Ismail Kadare tregon detaje nga fëmijëria: U bëmë të famshëm për keq. Na shkrepi në kokë të…

Më: 20 maj 2019 Në ora: 17:24
Ismail Kadare

Në ditën kombëtare të jetimëve, shkrimtari Ismail Kadare së bashku me bashkëshorten Helenën i është përgjigjur ftesës për t’i takuar në një dalje të rrallë. Nuk munguan fjalët e ngrohta dhe mesazhi për shoqërinë shqiptare.

“E gjithë shoqëria ka për detyrë t’ua lehtësojë këtë gjendje, do doja të ishte me i madh interesi me i vazhdueshëm, ju keni nevojë për ngrohtësi njerëzore, nuk ju ngopin fjalët boshe. Një shpirt kur dëshpërohet, kur mallëngjehet, dëshpërohet është i pasur gjithmonë”.

180 femijëve jetimë të përzgjedhur nga të gjitha institucionet e vendit, përfshirë fëmijë jetimë të policëve dhe ushtarakëve të rënë në detyrë, shuan kuriozuitetin pasi Ismail Kadare u tha se kishte kuptuar që letërsia e kishte tërhequr fillimisht kur lexoi një ndër kryeveprat e Shekspirit.

“ Isha në një moshë 11-12 vjeçare, fati e solli që na librat që më ra në dorë për herë të parë ishte libri që nuk ishte i përshtatshëm për fëmijë “Tragjedia e Makbethit” i Shekspirit. Më tërhoqi se kishte fantazma dhe shtriga. Më qëlloi një model i jashtëzakonshëm, më magjepsi doja të isha si Shekspiri. Fillova ta kopjoja librin në fletore.

Femijët kanë marrë dhuratë, veprat e Kadarese me autograf të dedikuar. Sot, në Shqipëri, janë 31.000 fëmijë jetimë, jashtë përkujdesjes prindërore e familjare. Ata jetojnë në 29 qendra rezidenciale në të gjithë vendin, por ajo që është më problematike dhe që ende nuk ka marrë një zgjidhje është se çfarë ndodh me këta jetimë pas moshës 16 vjeç, kur ata lënë dhe qendrat ku janë rritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat