Prokuroria i reagon Milaim Zekës: E ke kërcënuar Afrim Shefkiun

Aktuale

Prokuroria i reagon Milaim Zekës: E ke kërcënuar Afrim Shefkiun

Nga: A.M. Më: 23 maj 2019 Në ora: 19:48
Milaim Zeka

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të deputetit të Nismës, Milaim Zeka për prokurorin Afrim Shefkiu.

Në komunikatën për media thuhet se deklaratat e Zekës nuk janë të vërteta dhe janë me tendencë ndërhyrjeje në sistemin e drejtësisë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sqaron opinionin publik se deklarimet  e sotme, të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, se kinse “...tre dëshmitarë e dëshmojnë që prokurori, Afrim Shefkiu, ju ka deklaru tre personave që akuzën ndaj deputetit Zeka e ka ngritur me urdhër të Presidentit Thaçi”, janë deklarime të pavërteta, dhe me tendencë ndërhyrjeje në sistemin e drejtësisë.

 Tendencat e tilla të deputetit Zeka, kanë filluar menjëherë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale, kundër tij, me ç‘rast i njëjti e kishte kërcënuar prokurorin Shefkiu, gjë për të cilën, Prokurori i Shtetit ka hapur rast”, thuhet në komunikatën për media.

“Prokuroria Speciale sqaron se aktakuza ndaj deputetit, Milaim Zeka, është ngritur në bazë të provave materiale që vërtetojnë bindshëm veprimet inkriminuese të tij, në lidhje me veprat penale, që i vihen në barrë.

Prokurori i Shtetit është institucion i pavarur, i paanshëm dhe i ndërtuar mbi parime kushtetuese dhe ligjore dhe nuk ndikohet nga deklarimet e tilla, të paqëndrueshme dhe të pavërteta”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë  Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat