Qeveria nuk do t’ia kthejë Telekomit 15 milionë euro të dividentës

Aktuale

Qeveria nuk do t’ia kthejë Telekomit 15 milionë euro të dividentës

Më: 23 maj 2019 Në ora: 19:58
PTK

Pak shpresë i mbetet Telekomit që t’i kthejë prapa 15 milionë euro që i kishte dhënë si dividentë në vitin 2015.

Në Ministrinë e Financave thonë se një gjë e tillë aktualisht është e pamundshme.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave tregon se Bordit të Telekomit do t’i përgjigjen me udhëzime për ta ndjekur rrugën ligjore për kthimin e mjeteve.

Në anën tjetër, nga Zyra për media e Telekomit nuk kanë kthyer përgjigje, mes tjerash, edhe për pyetjen se si do të veprojnë në një rast refuzimi nga qeveria.

KTV-ja, të mërkurën, raportoi për pretendimet e bordit të kësaj ndërmarrjeje, se qeveria Mustafa, jashtëligjshëm, i kishte marrë 15 milionë euro dividentë, pavarësisht se ajo kishte operuar me humbje në atë vit.

Zyrtarë të LDK-së, një kërkesë të tillë e konsideruan absurde dhe si tentim të Bordit që dështimet në menaxhim, t’ua faturojnë taksapaguesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat