Milaim Zeka ka një pyetje për të gjithë juve, por a ka të drejtë...?

Aktuale

Milaim Zeka ka një pyetje për të gjithë juve, por a ka të drejtë...?

Nga: N.Sh Më: 23 maj 2019 Në ora: 21:09
Milaim Zeka

Deputeti i Kosovës, Milaim Zeka ka shtruar një pyetje përmes rrjetit social Facebook, se a ka nevojë në Kosovë për një Lëvizje për shtet ligjor?

Ai thotë se, të gjithë po pajtohemi që nuk kemi shtet funksional dhe që pak sene po ecin në Republikës e Burdushit, siç e quan ai. Madje, sipas tij, të gjithë po pajtohemi edhe për këtë klasë politike që i ka vra shpresat për ditë më të mira.

Andaj, edhe pyet qytetarët se, a i duhet Kosovës një forcë e re politike, e cila afër vetës mbledh njerëz të rinj, njerëz të zhgënjyer, që të bëjnë Kosovën me prokurorë, gjykatës të ndershëm, hetues policor dhe institucione të ndershme.

Ja postimi i plotë:

E kam vetem nje pyetje: A ka Kosova nevoje per nje Levizeje per Shtet Ligjor?

Te gjithe po pajtohemi qe nuk kemi shtet funksional. Te gjithe po pajtohemi qe pak sen po ece qysh duhet ne kete Republiken e Burdushit. Te gjithe po pajtohemi qe vertete jemi lodhur i madh e i vogel, sepse kjo klase politike na i ka vra edhe shpresat per dite ma te mira.

Prandaj vetem po du me dite, thjeshte me marre nje mendim nga te gjithe ju: A ka Kosova nevoje per nje force te re politike, e cila mbledhe njereze te rinje, njereze te zhgenjyer, ata qe po shikojne seri, me marre njereze te mire nga çdo parti politike, edhe me ba nje Kosove qe i vjen era shtet. Me ba nje Kosove me prokurore e gjykates te ndershem, me hetues policor te ndershem, me institucione te ndershme. Me ba nje Kosove ku kryeministra e ministra, deputet e politikan te te gjitha kategorive shkojne ne pune ne kembe, me biçiklet, ose makinat e tyre.

A mendoni se kemi nevoje per ndryshim?!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat