Gjuriq: Lista Serbe e mbështet rrëzimin e Haradinajt - Bota Sot
Gjuriq: Lista Serbe e mbështet rrëzimin e Haradinajt

Aktuale

Gjuriq: Lista Serbe e mbështet rrëzimin e Haradinajt

Më: 24 maj 2019 Në ora: 17:22
Gjuriq dhe Vuçiq

Të premten për në Beograd kanë udhëtuar përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të cilët janë takuar me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, dhe drejtorin e te ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Marko Gjuriq.

Pas këtij takimi, Vuçiq ka kërcënuar me masa ndaj Kosovës, Rakiq me dorëheqje të serishme nga postet kryetarëve, e Gjuriq ka thënë se Lista Serbe është e gatshme që të jap votat për rrëzimin e Qeverise Haradinaj nga pushteti.

“Lista Serbe nuk do të kthehet në institucionet e Kosovës dhe nuk mbështet qeverinë në Prishtinë, por është e gatshme të mbështes secilën parti politike, që organizon iniciativa për rrëzimin e qeverisë së Ramush Haradinajt”, ka thënë Gjuriq.

Gjuriq ka folur edhe për qëndrimet e opozitës kosovare të cilët thonë se nuk dëshirojnë që ta rrëzojnë Qeverinë me votat e Listës Serbe.

“Ne provojmë që të jemi fer dhe një partner korrekt, me të gjithë që bisedojmë”, ka thënë ndër të tjera Gjuriq.

 Teksa ka folur për zgjedhjet në veri, Gjuriq ka thënë edhe një herë se përmes tyre u parandalua edhe një herë shtrirja e pushtetit të shqiptarëve në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

Këto deklarime të Gjuriq, vijnë pas mobilizimit të opozitës kosovare për rrëzimin e Haradinajt nga pushteti përmes një mocioni votëbesimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...